Lajme
Kurti në takim me Gomes: Detyra e parë do të jetë sigurimi i vaksinës COVID-19
Demokracia
20:15 | 17 Mars 2021

Share:

Kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti është takuar gjatë ditës së sotme me Shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut në Kosovë, Natacha Gomes.

Gjatë së mërkurës Albin Kurti ka pritur në takim shefen e Misionit të Ambasadës së Luksemburgut, Natacha Gomes, me të cilën ka diskutuar për formimin e institucioneve të reja, përcjell Demokracia.com.

Sipas njoftimit të Lëvizjes Vetëvendosje, Kurti ka thënë se detyra e parë e qeverisë së tij do të jetë menaxhimi me pandeminë dhe sigurimi i vaksinës kundër COVID-19.

“Detyra e parë e ekzekutivit do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogaritë në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim”, citohet të ketë thënë Kurti.

Postimi i plotë i LVV-së, pa ndërhyrje:

Ambasadoren e Luksemburgut në Kosovë, znj. Natacha Gomes, e priti sot në takim kryetari i Lëvizjes VETËVENDOSJE!, njëherazi kryeministri në ardhje, Albin Kurti, bashkë me deputetin e legjislaturës së re, Arben Vitia.

Znj. Gomes e uroi kryetarin Kurti për fitoren në zgjedhje, dhe duke i uruar sukses të mëtejmë në punën e tij, shprehu interesimin e saj për përgatitjet që janë duke u bërë për formimin e institucioneve të reja, dhe për prioritetet e qeverisjes tonë. Kryeministri në ardhje, z. Kurti e falënderoi për urimin dhe vizitën. Ai theksoi se detyra e parë e ekzekutivit do të jetë menaxhimi me pandeminë, përkatësisht sigurimi sa më i shpejtë dhe në sasi sa më të madhe i vaksinës kundër Covid-19, për të cilën ripërsëriti që Kosova llogaritë në shtetet mike për ndihmë në atë drejtim. Tutje, si prioritet, z. Kurti shtroi çështjen e punësimit dhe drejtësisë, me luftimin e krimit dhe korrupsionit në qendër, duke nënvizuar që progresi në këto fusha është i domosdoshëm për një shtet të qëndrueshëm dhe funksional. Në fund të këtij takimi, me ambasadoren znj. Gomes, u pajtuam që me t’u konsoliduar qeveria e re, të aranzhojmë takime mes përfaqësuesve të lartë të vendeve tona, për bashkëpunim të mëtejmë e thellim të marrëdhënieve tona bilaterale./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/vetevendosje/posts/10157522908052000

Të ngjashme