Lajme
Kurti në shkollat Podujevës në ditë greve, Bulliqi i thotë se ka “lëvizje pozitive” për fillimin e mësimit
Demokracia
14:47 | 05 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka vizituar shkollën “Enver Maloku”, në Podujevë, ku bashkë me kryetarin e komunës, Shpejtim Bulliqin, e vizituan këtë shkollë në rastin e ndarjes së teksteve shkollore të nxënësëve të kësaj shkolle.

“Shkolla është vendi ku nxënësit duhet të mësojnë e jo të jenë dyert e mbullura e klasat e zbrazura”, ka thnë Kurti.

E Bulliqi ka deklaruar se “ka indikacione që mësimi do të fillojë”.

Ndërsa Kurti tha se “janë për arsimtarët, por edhe arsimtarët duhet të jenë për nxënësit”.

Të shtunën tri shkolla në Podujevë kanë njoftuar se do hapen shkollat.

Ndërsa Sindikata e Arsimit vazhdon të insistojë në vazhdimin e grevës.

 

Të ngjashme