Lajme
Kurti në rend të parë në Paradën e Krenarisë
Demokracia
17:48 | 10 Qershor 2023

Share:

Nga ora 17:00 ka nisur Parada e Krenarisë në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë.

Si asnjëherë më parë, paradës i është bashkuar edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili doli në ballë të paradës në mbështetje të komunitetit të LGBTQI+.

Po ashtu, krah Kurtit është edhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia.

Ndërsa, me një pankartë “Diplomatët për barazi”, paradës iu kanë bashkëngjitur edhe ambasadorët e huaj në Kosovë si ai i Francës, Oliver Guerot dhe shefi i Zyrës së BE-së, Tomas Szunyog.

Të ngjashme