Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me shefen e deputetëve të grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari, kanë arritur në presidencë, për takimin që ka ftuar presidentja, Vjosa Osmani, për të diskutuar opinionin e IKShPK-së për zgjedhjet lokale.
Pjesëmarrjen në takim e kanë konfirmuar edhe opozita.
Kujtojmë se Osmani ka thirrur një takim konsultativ me partitë në mënyrë që të diskutohet për shtyrjen e zgjedhjeve, gjithmonë me rekomandimin e IKSHPK-së.
Takimi do të mbahet me datën 13 shtator në ora 17:00, në Kuvendin e Kosovës.