Intervista
Kurti në krye të Komisionit për Shëndetësi, Latifi qesh kur pyetet se a iu zbeh funksioni: Është fuqizim
Demokracia
15:08 | 18 Shtator 2022

Share:

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi thotë se krijimi i Komisionit Ekzekutiv për shëndetësi në kuadër të Qeverisë së Kosovës nuk ia zbeh aspak funksionin e tij si ministër.

Këtë komision do ta kryesor kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.

Latifi në një intervistë për KosovaPress, shprehet se aktualisht shëndetësi kosovare ndodhet në krizë, prandaj e sheh tejet të nevojshëm krijimin e këtij komisioni.

“Absolutisht jo shumë shtete nëpër botë kanë Health Comition, komision të shëndetësisë. Në realitet kur ka kriza të ndryshme krijon komisione e tilla, ne jemi në krizë … shëndetësia nuk i takon vetëm ministrit të shëndetësisë, as ministrit financave, asnjë ministrit, i takon gjithë aparatit qeveritarë. Vetëm nëse të gjithë ne jemi në një dhomë, bisedojmë për të njëjtat gjëra, pajtohemi për të njëjtin strategji, ne mund ta zhvillojmë shëndetësinë e Kosovës. Unë sot jam ministër, nesër mund të mos jem po ky komision i cilido ministri, i cilido kryeministri, duhet të vazhdoj të ekzistojë për shkak se e ndihmon shëndetësinë, sikurse kryeministri, Albin Kurti është udhëheqës i disa komisioneve tjera, kështu që absolutisht nuk është zbehje e funksionit tim, mendoj që është fuqizim i funksionit im”, tha ai.

Me qëllim të ndaljes së gjakderdhjes financiar të pacientëve, ministri Latifi tha se po ndërtojnë infrastrukturën e re spitalore por edhe po bëjnë reforma shëndetësore.

“Ne kemi një strategji që jemi duke i shtuar përmbajtje vazhdimisht, sot është dhjetë muaj qe jam ardhur në krye të shëndetësisë së Kosovës, ne kemi plane afat mesme dhe afat gjata, në të njëjtën kohë duke i menaxhuar krizat e ditës…Ne po ndërtojmë infrastrukturën e re spitalore, po i blejmë pajisjet më moderne që duhet t’i kenë mjekët tanë, të njëjtën kohë po reformojmë specializimet që në krizë të jashtëzakonshme dhe kemi filluar me subspecializimet me 22 subspecializimet të mjekëve dhe kirurgëve tanë, që ta ndërtojnë shëndetësinë në mënyrë që ta ndalim gjakderdhjen e pacientëve jashtë vendit” u shpreh ministri Latifi.

Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi ka paralajmëruar se brenda dy javës do të hapin konkursin për 30 specializantë.

“Ne diçka të keqe që kemi bërë shumë vite nuk kemi hapur specializime të reja për askënd, deri para dy vite që kemi hapur 1500 vetë për një kohë. Brenda dy jave do ta hapim konkursin për 30 specializant e pastaj për çdo muaj kemi për të vazhduar të hapin konkurs për specializime të ndryshme” u shpreh kreu i shëndetësisë.

Kur është pyetur për sigurimet shëndetësore, ministri Latifi u shpreh se edhe kjo çështje do të diskutohet në Komisionin Ekzekutiv për shëndetësi.

“Është pjesë e atyre gjashtë pikave, nuk kisha biseduar për këto pika më lëreni këtë komision të vjen me propozimet e veta, me sugjerimet e veta dhe pastaj bisedojmë, për të gjitha pikat krejt çka mundesh me mëndu për shëndetësi, ne kemi grupe punuese që punon në të gjitha dhe në udhëzime administrative, në planin legjislativ gjashtë ligje, nënligje, projektligje me 18 udhëzime administrative, kështu që punëtorët e shëndetësisë janë shumë të ngarkuar duke munduar të ndërrojnë faqen e shëndetësisë së Kosovës”, theksoi ai.

Të ngjashme