Lajme
Kurti, në konferencën me Baerbock, kërkon ndihmë nga BE-ja për energjinë elektrike
Demokracia
21:04 | 10 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se vendi do të investojë shumë në të ardhmen në burimet e energjisë së ripërtrishme për gjenerim të energjisë.

Kurti në konferencën me kryediplomaten gjermane, Annalena Baerbock, i ka përmendur asaj varësinë që kanë disa shtete të BE-së ndaj gazit rus, duke lidhur një analogji me varësinë që ka Kosova me thëngjillin.

“Unë jam i vetëdijshëm që BE dhe shumë shtete anëtare janë të varura nga gazi, e në të shumtën e rasteve ai gazi është rus. Ne jemi të varur nga qymyri, e ai është i joni. Ne do të mundohemi që të investojmë sa më shpejtë në kapacitete për gjenerimin e energjisë nga burimet e energjisë së ripërtrishme sic janë era dhe energjia solare”, tha ai.

Tutje ai kërkoi ndihmë nga BE në krijimin e këtyre kapaciteteve në Kosovë.

“Ne do të mundohemi që sa më shpejt të krijojmë prodhimin e energjisë nga këto burime dhe do të mundohemi ta bëjmë këtë sa më shpejt e për të cilën kërkojmë ndihmë nga Bashkimi Europian”, shtoi ai.

Të ngjashme