Kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ka reaguar pas barazimit 1:1 të Kosovës me Zvicrën.
Kurti tha se tashmë nuk ndodh edhe rrallë që kur Kosova luan futboll, në fushë janë më shumë se 11 lojtarë me prejardhje nga Kosova.
Ai theksoi se është ndjenjë e veçantë krenarie e gëzimi të shohim djemtë tanë në fushën e gjelbër.
“Një ndeshje miqësore mes dy vendeve mike që përfundoi me rezultat miqësor. Tashmë nuk ndodh edhe rrallë që kur Kosova luan futboll, në fushë janë më shumë se 11 lojtarë me prejardhje nga Kosova. E kur luajmë me Zvicrën është e pamundur të jetë ndryshe. Gjithsesi ndjenjë e veçantë krenarie e gëzimi të shohim djemtë tanë në fushën e gjelbër”.