Lajme
Kurti ndanë rreth 40 mijë dollarë për vizitën e përfaqësuesve të Luginës në SHBA
Demokracia
17:30 | 24 Shkurt 2023

Share:

Qeveria e Kosovës ka mbajtur sot një mbledhje elektronike në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington.

Përmes këtij vendimi Qeveria e Kosovës ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për përkrahje financiare në vlerë 39 mijë e 470 dollarë amerikan.

Në këtë njoftim të Zyrës për Media të Qeverisë së Kosovës s’është specifikuar nëse këto mjete janë ndarë për vizitën që përfaqësuesit e Luginës kanë pasur në Uashington kohë më parë apo nëse do ta realizojnë ndonjë tjetër.

“Qeveria e Republikës së Kosovës, ka mbajtur mbledhjen e radhës, kësaj here në formë elektronike, në të cilën ka miratuar ndarjen e mjeteve financiare për vizitën e delegacionit të Luginës së Preshevës në Uashington D C”, thuhet në njoftim.

Sipas ZKM-së me këtë vendim, Qeveria ka aprovuar kërkesën e Këshillit Nacional Shqiptar dhe përfaqësuesve të Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit për mbështetje financiare në vlerën prej 39,470.21 dollarë amerikan.

Të ngjashme