Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike, ku ka miratuar vendimin për shpalljen e 5 shtatorit si Ditën e Humanizmit në Kosovë.
Gazetari Agron Halitaj ka vërejtur se një vendim që Kuvendi i Kosovës e ka marrë në vitin 2016, Albin Kurti sot e ka nxjerrë si vendim të ri, të aprovuar nga ana e tij.
Po ashtu, Kurti e ka hequr edhe emrin e Nënë Terezës nga ky vendim kur dihet se 5 shtatori është një datë që ndërlidhet me të.
Postimi i plotë, pa ndërhyrje:
Nje vendim qe Kuvendi i Kosoves e ka marre ne vitin 2016, Albin Kurti, sot e paska nxjerr si vendim te ri, i aprovuar nga ana e tij. Dallimi i vetem mes vendimit te fundit me ate te para gjashte vjeteve eshte: “bamiresia” eshte bere “humanizem”, dhe emri Nena Tereze eshte fshire nga teksti. Parimisht vendimi i fundit, perpos tendences per t’u shitur si i ri, nuk ka asnje vlere per faktin se vendimi i Kuvendit eshte më me peshe krasuar me ate te Qeverise. Pos kesaj, meqe ky vendim ka te beje me 5 shtatorin, nje date qe nderlidhet me Nene Terezen, s’eshte dashur te hiqet emri i saj nga dokumenti. Dua te besoj qe Kurtit i ka ikur nga mendja se ekziston nje vendim i ngjashem qe prej kohes kur ka qene deputet, perndryshe nese e ka ditur dhe e ka marre kete vendim, me siguri na pandehe si njerez qe nuk kemi fare kujtese dhe duhet ta marrin si te mireqene vetem ate qe ai e thote dhe e ben.