Lajme
Kurti mohon realitetin: Fsheh krizën institucionale duke fajësuar opozitën dhe pakicat
Demokracia
11:46 | 10 Maj 2025

Share:

Kryetari i Vetëvendosje, Albin Kurti, në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm ka thënë se në vendin tonë nuk ka krizë institucionale por vakum kushtetues.

“Nuk kemi krizë se institucionet e shtetit  demokratik funksionojnë, organet e renidt dhe sigurisë veprojne, ligjet zbatohen, vetëm Kuvendi i ri nuk është konstituar”.

Kurti tha se Kuvendin nuk e konstituon fituesi, por të gjithë bashkë, vendi i dyte, i treti dhe bashkë me pakicat serbe e jo serbe.

“Kuvendi nuk themelohet nga fituesi, themelohet nga të gjithë dhe bashkë. Nuk kemi bllokuar, kemi prozozuar kandidatin tonë, po të mos propozonin kandidat do të kishim bllokuar. Nuk kemi bllokuar se kemi votuar për, bllokimi vjen prej atyre që votojnë kundër, ose nuk votojnë fare”.

“Nuk jemi bllokues, jemi propozues, dhe propozimi ynë është Albulena Haxhiu”

Ai foli edhe për zgjedhjet e mundshme.

“Zgjedhjet mund të përsëriten, rezultati jo veç që mund të përsëritet, por edhe mund të thellohet në favor të Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kurti.

Ai shtoi tutje se formimi i Qeverisë është obligim i VV-së dhe partnerëve Guxo e Alternativa, por jo edhe konstituimi i Kuvendit.

Ai foli edhe për letrën që ia dërgoi LDK-së për koalicion, por që u refuzua.

“Ndoshta Rruga e re ka preferenca tjera”, tha Kurti, ndërsa shtoi se ai dëshiron qeveri normale.

“Eksperimentet nuk na bëjnë as nder, as dobi”, tha Kurti. /Reporteri.net/.

Të ngjashme