Lajme
Kurti merr telefonatë nga këshilltari i Blinkenit: Më uroi për marrëveshjen e Ohrit
Demokracia
14:57 | 23 Mars 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka marrë një telefonatë nga Derek Chollet, këshilltarin e posaçëm të Sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken.

Siç ka shkruar Kurti në Twitter, Chollet e ka uruar atë për marrëveshjen e arritur në Ohër ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, shkruan Demokracia.com.

“Pata një bisedë telefonike me këshilltarin Chollet, i cili më uroi për marrëveshjen e arritur në Ohër, duke pranuar detyrat e vështira dhe rrugën e gjatë drejt saj. E falënderova atë për mbështetjen dhe rolin e SHBA-së. Marrëveshja bazë dhe Aneksi, siç potencohet në tekst, tani duhet të ndryshojë realitetin dhe kushtet”, ka deklaruar Kurti.

Në një moment kur Kurti u largua nga seanca e Kuvendit të Kosovës ku po raportonte për marrëveshjen e Ohrit, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca tha se ai “e ka një telefonatë të rëndësishme”. /Demokracia.com/

Të ngjashme