Lajme
Kurti mendtë te dita e diel kur do të bëhet kryetar i VV’së
Demokracia
13:09 | 23 Shtator 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka shkruar për zgjedhjet e brendshme në Lëvizjen Vetëvendosje, që do të mbahen të dielën, ku do të votohet për zgjedhjen e tij në krye të kësaj partie.

Kurti ka thënë se 25 shtatori është ditë e demokracisë në këtë parti.

“25 shtatori i kësaj të diele është ditë e demokracisë në Lëvizjen VETËVENDOSJE!. Zgjedhje të brendshme për struktura të reja. Në 43 Qendra të Lëvizjes mbahet procesi zgjedhor për Kryetar të LVV-së, Kryetare të GVV-së dhe Kryetar të RVV-së. Ndërkaq, në 26 Qendra mbahen zgjedhje edhe për të njëjtat organe në nivelin e dytë, atë të Qendrave tona në Kosovë. Votojmë dhe vendosim për udhëheqje të mira, për fuqi organizative e Lëvizje të gjerë, për të ardhmen e VETËVENDOSJE!-s e të Republikës sonë”, ka shkruar Kurti.

Të ngjashme