Lajme
Kurti me përgjigje të “pështjelltë” kur pyetet nëse është ende flamurtar i bashkimit me Shqipërinë
Demokracia
22:33 | 15 Shkurt 2023

Share:

Kryeministri kosovar Albin Kurti tha se Kosova dhe Shqipëria duhet të forcojnë sa më shumë bashkëpunimin mes tyre.

“Janë dy shtete por, jo dy kombe”, theksoi Kurti në rtv Klan.

I pyetur se a është ende flamurtar i bashkimit të Shqipërisë me Kosovën, Kurti tha se ‘Ky ideal është i rilindësve tanë dhe nuk është një ideal që e përzgjedhim ne. Besoj që është një intencë historike që na ka përzgjedhur neve. Dhe në këtë kuptim, ne jemi në shërbim të tij”.

“Po padyshim, çfarë duhet të bëjmë ne është që duhet të forcohet dhe të bashkëpunojnë sa më shumë edhe Kosova, edhe Shqipëria. Janë dy shtete por, jo dy kombe”, tha ai.

 

Të ngjashme