Lajme
Kurti me nerva kur pyetet për (mos)heqjen e sanksioneve të BE-së: Nuk spekuloj për spekulime
Demokracia
11:35 | 18 Qershor 2024

Share:

Tërësisht i paqartë – dhe edhe me nerva – Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, (nuk) u përgjigj për çështjen e heqjes ose jo të masave ndëshkuese nga Bashkimi Evropian.

“Nuk mendoj që duhet të spekuloj për spekulimet”, tha Albin Kurti fare shkurt dhe në nerva para gazetarëve teksa u largua menjëherë me t’u bërë pyetja.

Për se është fjala?

Zëvendësi i tij, Besnik Bislimi tha ditë më parë se “ka informacione” që Përfaqësuesi i Lartë i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, në raportin e tij “pritet të rekomandojë” heqjen e sanksioneve ndaj vendit.

Ndërkaq pyetur rreth këtyre “informacioneve të Bislimit” zëdhënësi i BE-së, Peter Stano, tha se “nuk ka nevojë për spekulime”; kësisoji duke ia hedhur poshtë Bislimit si “spekulime”.

Të ngjashme