Lajme
Kurti më kritikoi që e publikova foton: Prodhuesi vendor thotë se u hidhërua me kritikën e kryeministrit
Demokracia
15:11 | 05 Mars 2023

Share:

Afaristi vendor Burim Piraj ishte i pranishëm në emisionin televiziv “Vet i 40-ti” ku shpalosi edhe një ngjarje aspak të hijshme me kryeministrin e vendit, Albin Kurti.

Ai po rrëfente për propozimin e tij në përgatitjen e një udhëzimi administrativ që do të mundësonte të vendoseshin flamujt e shteteve nëpër produkte dhe jo nëpër rafte siç është aktualisht.

Por, duket se kjo ide nuk i kishte pëlqyer kryeministrit aktual, Albin Kurtit.

“E qysh bre as qiky kryeministër që vijke me neve me rrëzu kamiona nuk dashti me ni a?” – e pyet moeratori.

“A fole me naj zëvendëskryeministër, a me kryeministrin?

“Me kryeministrin,” – i përgjigjet Piraj.

Më pas, ai tregon se Kurti e kishte kritikuar që e kishte publikuar një fotografi nga takimi.

“Edhe më ka kritikue që e kam publikue (foton) se kemi pasë takim, gja që unë ja kom zanë shumë për të madhe se nuk ka (pasë) takim me organizatë terroriste, ka takim me një organizatë e cila në mënyrë paqësore jon të gjithë vullnetarë dhe vetëdijësojnë qytetarin e Republikës së Kosovës me e bo një të mirë për këtë vend,” – thotë ai.

“Duhet me ditë njerëzit. Duhet me i thanë gjanat troç, ashtu si janë…” – shton më tej.

Ai kishte kërkuar që brenda 100 ditëve kompanitë të përgatiteshin për ta zbatuar udhëzimin administrativ për flamujt e shteteve nëpër produkte.

Në vitin 2016, Kurti ishte takuar me Pirajn dhe aty ky i fundit shkruante mes tjerash edhe fjalinë si vijon:

“Z. Kurti është prej politikanëve të rrallë që publikisht përherë i ka përkrahur prodhimet dhe prodhuesit vendorë.”

Këtë pjesë mund ta ndiqni nga minuta 26:50 në videon e mëposhtme:

Të ngjashme