Lajme
Kurti mbledh Qeverinë, në rend të ditës edhe Projektligji për Pagat dhe ai për Zyrtarët Publik
Demokracia
07:30 | 23 Nëntor 2022

Share:

Sot në ora 10:00 do të mblidhet Qeveria e Kosovës.

Demokracia.com ka siguruar rendin e ditës së mbledhjes së 109 të Qeverisë.

Në këtë mbledhje do të shqyrtohen 20 pika të rendit të ditës, shkruan Demokracia.com.

Sipas rendit të ditës që e ka siguruar Demokracia.com , në këtë mbledhje do të shqyrtohet Projektligji për Pagat në Sektorin Publik, si dhe Projektligji për Zyrtarët Publik.

Po ashtu do të bëhet shqyrtimi i Projektligjit për Ratifikim e Marrëveshjes së Kredisë për Programin e Financave Publike dhe Rritjes

Ekonomike ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Fondit OPEC, për Zhvillim Ndërkombëtar (MFPT). /Demokracia.com/

Të ngjashme