Lajme
Kurti mashtron edhe në Turqi: Fitova zgjedhjet, sepse të rinjve u ofrova punë
Demokracia
12:31 | 12 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në Forumin e Diplomacisë në Antalia të Turqisë. Atje, shefi i ekzekutivit ka deklaruar se fitoi pas dy dekadave pasi të rinjve u ofroi vende pune dhe drejtësi.

Kurti në një panel diskutimi ka thënë se pas dy dekadave opozitë, “më në fund ia doli të ulet në zyrën e kryeministrit”, përcjell Demokracia.com.

“Unë kam qenë opozitar për gati dy dekada, dhe më në fund, mora zyrën me fitoren gjatë vitit të kaluar. Kanë qenë të rinjtë që më sollën në pushtet, sepse kërkuan dy gjëra që ne i kemi dhënë, punë dhe drejtësi”, ka deklaruar ai.

https://twitter.com/i/status/1502605179098738692

Por vlen të përmendet se gjatë këtij viti, nuk ka të dhëna zyrtare që konfirmojnë se janë rritur vendet e punës për të rinjtë, përcjell Demokracia.com.

Në 2021-tën, gjatë vitit kur ka qeverisur Kurti, shumë persona janë larguar nga Kosova dhe një numër i madh i tyre janë të rinj që shkuan drejt perëndimit në pamundësi që të gjejnë punë në vendin e tyre.

Kurti pak muaj më parë pretendoi se ka hapur 10 mijë vende pune prej kur mori pushtetin, por nuk ekziston asnjë fakt që e vërteton këtë./Demokracia.com/

Deklarata e Kurtit për “10 mijë vende të reja pune”, irrituese për qytetarët

Të ngjashme