Lajme
Kurti lodhet, pasnesër shkon në Bruksel për të “diskutuar” me një Think Tank, në orën kur ka seancë
Demokracia
09:31 | 05 Maj 2025

Share:

Këtë të hëne është tentimi i njëmbëdhjetë i seancës konstitutive për t’i dhënë vendit legjislaturë të re, ndërsa – në eventualitetin, jo larg mendësh të dështimit të sërishëm, seanca tjetër mbahet pas 48 ore.

Por, pas 48 ore deputeti Albin Kurti ka caktuar tjera plane: Ambasada e Kosovës në Bruksel i ka organizuar një diskutim me një “think tank” evropian për të folur për demokraci, siguri dhe zhvillim ekonomik.

Dhe kjo mu në kohën kur ka seancë: nga ora 11:00

Qendra për Studime Politike Evropiane njoftoi se Albin Kurti do të jetë “në person” i pranishëm në këtë diskutim.

Të ngjashme