Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një konference për media ka folur për aksidentin që ministrja e Industrisë, Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, i shkaktoi një fëmije 9-vjeçar, duke e goditur me veturë.
Kurti në një konferencë për media ka thënë se i beson ministres Hajdari, duke shtuar se në rrugë nuk ka pasur shenja të frenimit, gjë që sipas tij kuptohet se nuk ka pasur as shpejtësi më tepër se ç ‘duhet.
Megjithatë, raporti i policisë të cilin e kishte publikuar Demokracia.com e thotë të kundërtën e asaj çfarë kishte deklaruar Hajdari.
“Më lejoni të shpreh keqardhjen time të thellë me atë çka ka ndodhur me aksidentin me të cilin është lënduar një fëmijë. Unë nuk kam të tjera informacione përveç sqarimeve që i ka thënë ministrja e industrisë, Tregtisë, Industrisë dhe Ndërmarrësisë, Rozeta Hajdari, dhe më duhet të them se i besoj, ka qenë në veturë së bashku me motrën e saj me aftësi të kufizuar, dhe me që kam kuptuar nuk ka shenja në asfalt të frenimit, që do të thotë që nuk ka pasur shpejtësi më tepër siç duhet. Policia e ka rastin, kamerat e maketit janë aty. Vlerësojë se gjithçka do të sqarohet shumë shpejtë”, ka thënë Kurti.
Demokracia.com kishte publikuar pjesën përshkruese të raportit zyrtar të Policisë së Kosovës, ku thuhet se aksidenti ishte shkaktuar si pasojë e mospërshtatjes së shpejtësisë ndaj kushteve të rrugës nga ana e ministres Rozeta Hajdari.
“Me datë 10.04.2022 rreth orës 12:25 në rrugën “Vicianum” në Prishtinë ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime. Auto 1 Ford Fiesta ngjyrë e kaltër, shofer Rozeta Hajdari FSHK e lindur *****. Këmbësori i lënduar I.B. i lindur me **** 2012 në Prishtinë. Shkaku i aksidentit, mospërshtatja e shpejtësisë kushteve të rrugës”, thuhet në raportin zyrtar të siguruar nga Demokracia.com.
LEXO EDHE: