Lajme
Kurti “kushtëzoi” takimin me Vuçiqin me dorëzimin e Radojçiqit, por konfirmoi se zëvendësi i tij do të takohet pa kushte më 2 korrik
Demokracia
21:28 | 26 Qershor 2024

Share:

Përfaqësuesi i Lartë i BE-së, Josep Borell, pas përfundimit të takimit ka thënë se pozicionet e dy palëve mbesin të largëta për zbatimin e marrëveshjes.

Ai paralajmëroi se dy kryenegociatorët do të ftohen javën e ardhshme në Bruksel nga emisari Miroslav Lajçak.

E Kurti në deklarimin e tij për media, pas takimit, tha se takimi mes dy kryenegociatorëve do të jetë me gjasë më 2 korrik.

“Do të provohet në fillim të korrikut, me shumë gjasë me 2 korrik, ndërmjet dy kryenegociatorëve që do të diskutojnë mbi sekuencimin, por zbatimi i marrëveshjes e ka të domosdoshme respektimin e saj”, tha Kurti.

Lexo më shumë për këtë temë:

Hipokrizia e Kurtit | E çon pa kushte Bislimin në dialog me Serbinë, vetë bëhet sikur kushtëzon takimin me dorëzimin e Milan Radojçiqit

Kurti kërkon nga Serbia ta dorëzojë kriminelin me të cilin koordinohej shefja e deputetëve të tij

Të ngjashme