Lajme
Kurti: Kush janë ata kriminelë që nuk mjaftohen me krime
Demokracia
12:30 | 07 Korrik 2021

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka folur në seancën e Kuvendit për Sebrenicën, dhe kërkoi që të zbardhet gjenocidi i Sebrenicës.

Kurti tha se edhe kriminelet dhe rezultatet e krimit duhet të dënohen, raporton Demokracia.com.

“Sot po e mbështesim një rezolutë me rastin e 26 vjetorin e të gjenocidit në Sebrenicë. Ky është një veprim i drejt dhe i duhur jo vetëm në emër të Kosovës, por edhe të gjithave komuniteteve  që i përfaqësoni, por mbi të gjitha në emër të dëshirës tonë për paqe dhe drejtësi”, tha Kurti.

Kurti tha më tej se 8 mijë e 872 burra dhe djem boshnjak, shumica mysliman dhe një pakicë katolik janë vrarë. Dhe pyeti se cilët janë ata kriminel që nuk u mjaftuan me vrasjen por edhe nuk tregojnë se ku i ka lënë trupat e vrarë.

“Sebrenica është masakra më e madhe e ndodhur pas Luftës së Dytë Botërore. Dënimi i krimeve gjenociadale të cilin po e bëjmë edhe përmes rezolutës së sotme, duhet të jetë i përhershëm i pa diskutueshëm dhe i kudo ndodhur  në mënyrë që në të ardhmen ato të mos përsëriten kurrë”, tha ai

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/213379793992304

 

Të ngjashme