Lajme
Kurti kundërshtarëve politikë: Ju uroj reformë të suksesshme
Demokracia
23:59 | 14 Shkurt 2021

Share:

Kreu i LVV-së, Albin Kurti bashkë me kryesuesen e “Listës Vjosa”, Vjosa Osmani kanë mbajtur konferencë për media, pasi dolën të parët në zgjedhjet parlamentare që u mbajten sot.

Kurti nga kjo konferencë për media ka thënë se sot u vërtetua që zgjedhjet ishin referendum, raporton Demokracia.com.

“Qytetarët sot morën pjesë masivisht në zgjedhje dhe u vërtetua se ishin referendum. Me orë të tëra kanë qëndruar në acar, kanë udhëtuar nëpër borë. Ky referendum për drejtësi dhe punë kundër kapjes dhe korrupsionut u fitua.”, tha Kurti.

Kreu i LVV-së ka pasur një mesazh edhe për kundërshtarët politikë, të cilëve u ka uruar reformë të suksesshme.

“Falenderoj oponentët politik për një garë pa incidente dhe ju uroj reformë të suksesshme, sepse Demokracia jonë ka nevojë për opozitë të mirëfilltë që e mban në kontrollë pushtetit.”, tha ai.

Ndërkaq, Vjosa Osmani nga kjo konferencë e quajti Kurtin “Zotëri Kryeministër”.

Ajo mes tjerash tha se ky nuk është një mandate për hakmarrje, por kur ndryshohet historia e përbashkët, raporton Demokracia.com.

“Faleminderit shumë të gjithëve, faleminderit z. kryeministër, faleminderit aktivistë.

Dita e bardhë që e paralajmëruam në mëngjes, u shndërrua në një natë të bardhë. Sot vota juaj e zëri juaj kumboi si kurrë më parë.

Ky nuk është një mandate për hakmarrje, e as mandati i kthimit mbrama. Është mandate kur ne e ndërrojmë historinë të përbashkët. Qytetarët e Kosovës e ndëshkojnë keqqeverisjen, qytetarët e dijnë kur është mjaftë. Unë dhe Kurti do të ecim bashkë në këtë rrugëtim të ri, bashkë krahë për krahë me juve qytetarë.”, ka thënë Osmani.

Kujtojmë se sot në vendin tonë janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme parlamentare.

Sipas rezultateve preliminare, LVV ka dalë e para në këto zgjedhje, pasuar nga PDK dhe LDK./Demokracia.com/

Të ngjashme