Lajme
Kurti pas 14 vitesh zbulon diçka që na lidhë me Ukrainën
Demokracia
12:56 | 18 Mars 2022

Share:

Lufta në Ukrainë ka kthyer vëmendjen e botës në zhvillimet atje.

Edhe liderët kosovarë po mundohen që të gjejnë ndonjë lidhje për tu përfshirë në zhvillimet që kanë të bëjnë me këtë shtet.

Një polic ukrainas i vrarë 14 vite më parë, që kurrë nuk u kujtua nga askush, sot u rikthye në vëmendje nga kryeministri Albin Kurti, shkruan Demokracia.com.

Ngjarja kishte ndodhur kur disa serbë të armatosur ishin çuar në protestë, që detyroi trupat e KFOR-it të ndërhynin e që shumë nga ta u plagosën.

“Protestuesit që vinin nga radhët e strukturave ilegale të Serbisë, atë ditë kishin me vete armë dhe mjete të tjera shpërthyese me të cilat sulmuan policët. Ndër 88 ushtarakë e zyrtarë policorë, të KFOR-it e të UNMIK-ut, të cilët u plagosën apo lënduan ishte edhe polici i UNMIK-ut nga Ukraina, Ihor Kinal. Me 18 mars 2008, një ditë pas sulmit, 26 vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e plagëve të rënda të marra me 17 mars”, ka shkruar Kurti në rrjetin social Facebook.

Kurti ka uruar me këtë rast që familja e tij të jenë shëndosh e mirë. Ai ka shprehur admirim dhe solidaritetit për popullin e Ukrainës dhe luftën e tyre çlirimtare kundër agresionit e invazionit rus.

“Ai la pas nënën, babain dhe motrën, dhe varri i tij sot ndodhet në afërsi të qytetit Ternopil, në një fshat në perëndim të Ukrainës. Në shkollën e tij të mesme, i është ngritur një memorial përkujtimor në nderim të shërbimit të tij në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë”.

Reagimi i Kurtit për ukrainasin e vrarë në Kosovë është i të parës herë, pasi më herët nuk e kishte kujtuar askush. Sigurisht kjo mund të kuptohet si shkak i luftës që po ndodhë në Ukrainë, e që krejt  bota i ka sytë andej, raporton Demokracia.com.

Më poshtë keni postimin e plotë të Kurtit:

In Memoriam

Sot u mbushën 14 vjet nga vdekja e Ihor Kinal. Ai ishte polic nga Ukraina që po shërbente në Kosovë.

Një muaj pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, Gjykata e Qarkut dhe ajo Komunale në veri të Mitrovicës u uzurpuan nga rreth 300 protestues të armatosur serbë. Për lirimin e këtyre objekteve, kishin ndërhyrë forcat ndërkombëtare të KFOR-it dhe të UNMIK-ut.

Protestuesit që vinin nga radhët e strukturave ilegale të Serbisë, atë ditë kishin me vete armë dhe mjete të tjera shpërthyese me të cilat sulmuan policët. Ndër 88 ushtarakë e zyrtarë policorë, të KFOR-it e të UNMIK-ut, të cilët u plagosën apo lënduan ishte edhe polici i UNMIK-ut nga Ukraina, Ihor Kinal. Me 18 mars 2008, një ditë pas sulmit, 26 vjeçari ukrainas vdiq si pasojë e plagëve të rënda të marra me 17 mars.

Ai la pas nënën, babain dhe motrën, dhe varri i tij sot ndodhet në afërsi të qytetit Ternopil, në një fshat në perëndim të Ukrainës. Në shkollën e tij të mesme, i është ngritur një memorial përkujtimor në nderim të shërbimit të tij në misionin e Kombeve të Bashkuara në Kosovë.

Grupe kriminale të strukturave ilegale të sigurisë së Serbisë kryen sulmin me 17 mars 2008. Ky rast më vonë është trajtuar edhe nga EULEX-i i cili pat ngritur aktakuzë ndaj gjashtë të dyshuarve: Marjan Ilinçiq, Zoran Çaviq, Dragan Milojeviq, Aleksandar Aksentijeviq, Nebojsha Joviq dhe Avni Krasniqi.

Teksa përkujtojmë dhe nderojmë policin e ri ukrainas Ihor Kinal, urojmë që familja e tij të jenë shëndosh e mirë dhe ritheksojmë admirimin dhe solidaritetin tonë me popullin e Ukrainës dhe luftën e tij çlirimtare kundër agresionit e invazionit rus.

Të ngjashme