Lajme
Kurti krenohet me sorollatjet nëpër SHBA me paratë e shtetit, kjo është shuma që shpenzoi
Demokracia
10:26 | 16 Maj 2022

Share:

Në ditën e sotme u bënë 10 ditë prej kur kryeministri Albin Kurti ka nisur “shëtitjen” e tij në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pa ndonjë takim të rëndësishëm, Kurti po i vazhdon vizitat te bashkëkombësit, përfaqësuesit e klerit fetar dhe taksistët, shkruan Demokracia.com.

I vetmi vend që tregoi respekt për kryeministrin kosovar ishte shteti i IOWA-s, i njohur për miqësinë e madhe me Kosovën, vend që e nderon secilin zyrtar të Kosovës që shkon për vizitë atje.

E me zgjatjen e krejt kësaj “shëtitjeje” me paratë e taksapaguesve kosovarë, Kurti edhe po krenohet.

Nuk dihet vetë i sati Kurti po sorollatet nëpër SHBA, por në takimet e tij është parë i shoqëruar nga shefi i stafit të tij, Luan Dalipi, i cili së fundmi ndoqi një kurs në Harvard, po ashtu, me para të qytetarëve. Atje është parë edhe ministrja Artane Rizvanolli, ministri Armend Mehaj e zëvendësministrja Liza Gashi.

Bazuar në tarifat për udhëtimet zyrtare, si shpenzime të pranueshme ditore në SHBA janë 330 euro për një ditë, që i bie 3 mijë e 300 euro për 10 ditë, pa përfshirë dreka e darka zyrtare, që kryesisht paguhen me kartelën zyrtare të kryeministrit.

Te shpenzimet e mësipërme ditore është llogaritur fjetja, ushqimi dhe shpenzimet e vogla, por jo edhe mëditjet që mbërrijnë në mijëra euro për të gjithë këta zyrtarë./Demokracia.com/

Këto janë mëditjet sipas shteteve, që janë aprovuar me vendim të Ministrisë së Financave:

 

Të ngjashme