Lajme
Kurti konfirmon vizitën në Washington DC, por s’thotë se do të takohet me Kamala Harris
Demokracia
18:49 | 13 Maj 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti i cili po qëndron në SHBA, ka bërë të ditur se është duke udhëtuar për në Iowa.

Kurti tash e disa ditë po qëndron në Amerikë ku ka zhvilluar disa takime jo aq të rëndësishme, derisa nuk është parë me asnjë zyrtarë të lartë amerikan, raporton Demokracia.com.

Kurti përmes një videomesazhi në rrjetin social Facebook, ka thënë se po udhëton për në Iowa, derisa ka përmendur se do të shkojë edhe në Uashington DC.

Ani pse në disa media u raportua se Kurti do të takohet në Shtëpinë e Bardhë, e cila ndodhet në Uashington DC, me zëvendëspresidenten amerikane, Kamala Harris, vet ky nuk ka konfirmuar një gjë të tillë, përcjell Demokracia.com.

Në videomesazhin e tij, ai nuk ka përmendur ndonjë takim specifik.

“Nga Teksasi vazhdojmë në Iowa, për forcimin e mëtejmë të partneritetit në mes të FSK-së dhe Gardës Kombëtare të Iowas. Edhe shumë takime na presin në Chicago, Michigan, Boston, Neë York, Uashington DC”, ka shkruar Kurti krahas kësaj videoje. /Demokracia.com/

Të ngjashme