Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë seancës së Kuvendit e ka konfirmuar raportimin e Demokracia.com se janë gjetur 100 mijë litra vaj të fshehura në depon e një marketi.
“Janë gjetur 100 mijë litra vaj në depon e një market”, ka thënë Kurti në seancën ku po diskutohej për rritjen e çmimeve.
Demokracia.com kishte raportuar me 10 mars se në stoqet e depos së Viva Fresh Store ishin gjetur 100 mijë litra vaj, të cilat dyshohet se janë fshehur qëllimisht dhe nuk janë hedhur në treg.
Vaj ishte gjetur pas një aksioni të Krimeve Ekonomike të Policisë së Kosovës që kishin ndërmarr për inspektimin dhe bastisjen e depos kryesore të zinxhirit të marketeve “Viva Fresh Store” në Çagllavicë.
Demokracia.com brenda burimeve kishte raportuar se aksioni ishte zhvilluar për shkak të dyshimeve të mashtrimit me çmimin e vajit dhe fshehjen e këtij produkti nga raftet e marketeve, me arsyetimin se mungon. /Demokracia.com/
LEXO EDHE:
EKSKLUZIVE| Mbyllet depoja kryesore e Viva Fresh Store, u gjetën të fshehura 100 mijë litra vaj