Lajme
Kurti: KFOR-i po na kërkon pak kohë për heqjen e barrikadave, po i presim
Demokracia
14:23 | 11 Dhjetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka kërkuar nga KFOR-i që të garantojë lirinë e lëvizjes në veri të Kosovës.

Kurti tha se beson se kjo është rruga më e mirë e mundshme për zgjidhjen e situatës.

“KFOR po kërkon pak kohë që shpejt ta kryej këtë punë dhe ne po presim. Nëse pritja jonë për KFOR-in është zbutje, le të quhet zbutje. Por për të mirën e përgjithshme, besoj që megjithatë jemi duke e zgjedhur rrugën më të mirë të mundshme”, deklaroi Kurti në një konferencë për media, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

Kurti e quajti bllokimin e rrugëve si të papranueshëm, derisa tha se s’duhet të përsëritet në të ardhmen.

Ai i ka bërë thirrje KFOR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes për të gjithë.

“Ne i bëjmë edhe njëherë thirrje KFOR-it që ta garantojë lirinë e lëvizjes. KFOR-i në Kosovë është për një ambient të qetë dhe të sigurtë, i cili nënkupton edhe lirinë e lëvizjes pa dallim. Bllokimi i lëvizjes, bllokimi i rrugëve publike me automjete të rënda për të penguar lirinë e lëvizjes, nga banda kriminale që qëllojnë mbi Policinë tonë e mbi policinë e EULEX-it, jo vetëm që është i papranueshëm, por duhet edhe të jetë i papërsëritshëm kurdoherë në të ardhmen. Andaj ne po presim”, tha Kurti.

Të ngjashme