Lajme
Kurti kërkon nga Serbia ta dorëzojë kriminelin me të cilin koordinohej shefja e deputetëve të tij
Demokracia
20:22 | 26 Qershor 2024

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, pas takimeve të ndara në Bruksel u tha gazetarëve se Milan Radojiçiq, organizatori kryesor i sulmit në Banjska të 24 shtatorit, duhet t’i dorëzohet institucioneve të drejtësisë së Kosovës.

“Unë besoj që Radojçiqi doemos duhet të na dorëzohet, përndryshe normalizimi dhe paqja nuk ndodhin; është edhe shkelje e Nenit 2 dhe 3, prandaj s’bëjmë kompromise me sundim të ligjit. Nuk është kërkesë politike. Por domosdoshmëri dhe sundimit të ligjit të RKS:

Unë nuk i di hollësitë çka ka qenë në gjendje të lëshojë pe Vuçiqi, por letrat e rezervimit nga anash janë shkelje e marrëveshjes.

Merreni me mend nëse ne dërgojmë letra e rezervave, se ku shpien këto punë.

Ne kemi thënë hiqni këto letra…le të angazhohemi për marrëveshje.

Letrat anësore janë sulm direkt dhe duhet të largohen.” – tha Kurti.

Marrëdhënia interesante e Vetëvendosjes me Milan Radojçiqin e Listës Serbe | Si e mbrojtën koordinimin me superkriminelin nga veriu Kurti, Haxhiu e Sveçla?

 

 

Të ngjashme