Lajme
Kurti kërkon nga Rama t’i vaksinojë mësuesit e Kosovës
Demokracia
13:00 | 01 Prill 2021

Share:

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama tha se kryeministri Albin Kurti i ka kërkuar që Shqipëria t’i vaksinojë mësuesit nga Kosova.

Rama para medieve tha se ka marruar një mesazh nga Kurti, në të cilin thuhet që të vaksinohen mësuesit e Kosovës, përcjell Demokracia.com.

“Më çoi mesazh kryeministri i Kosovës, duke më falënderuar dhe uruar që, meqë ne i ndihmuam për vaksinimin e mjekëve, t’i ndihmonim edhe për mësuesit. Po, i thashë. Por si bëhen këto? Me dëngla?”, tha Rama gjatë një takimi me fermerët në Rrogozhinë.

Rama më tej shtoi se me shumë mund është bërë marrja e vaksinave dhe siç tha ai duke e çarë edhe atë barrierë të na krijuar nga Bashkimi Europian.

“Është privilegji më i madh i gjithë jetës sime politike ku shoh fytyrat e gjyshërve dhe gjysheve. Kjo nuk është bërë se erdhi vaksina nga qielli, por me shumë mundim, duke çarë edhe atë barrierë të na krijuar nga Bashkimi Europian që na la jashtë. Askush në rajon nuk e ka filluar vaksinimin masiv”, shtoi Rama./Demokracia.com/

Të ngjashme