Lajme
Kurti kërkon dialog me Serbinë pa harta e pa presidentë
Demokracia
14:23 | 26 Janar 2021

Share:

Kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti ka thënë se dialogu me Serbinë nuk duhet të ndërtohet mbi harta, dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë.

Kështu deklaroi ai në një bisedë me Wilson Center, ku mes tjerash ka thënë se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, raporton Demokracia.com

“Me qindra pjesëmarrës të kësaj ngjarjeje, përgjithësisht ekspertë ndërkombëtar, ishin të interesuar të njihen me qëndrimet tona në lidhje me raportet me vendet e rajonit, në veçanti për dialogun me Serbinë. Thashë se dialogu duhet të jetë një proces i cili bazohet në përmbajtjen e marrëveshjes, e jo në ngutin për ta arritur atë. Dialogu nuk duhet të ndërtohet mbi harta dhe mbi harta nuk duhet të ketë presidentë rrotull si në të kaluarën.”, ka thënë ai.

Kurti mes tjerash në këtë intervistë është shprehur i bindur se do të ketë një marrëveshje finale me Serbinë./Demokracia.com

LEXO edhe:

Kurti shprehet i sigurtë se do t’i fitojë zgjedhjet e 14 shkurtit dhe do ta arrijë marrëveshjen me Serbinë

Të ngjashme