Lajme
Kurti jep pak shenja pajtimi me Vuçiqin: Kushtetuta e Serbisë e detyron çdo president të jetë agresiv ndaj Kosovës
Demokracia
10:56 | 09 Tetor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë fjalimit të tij në në Seminarin e 102-të Rose-Roth i Asamblesë Parlamentare të NATO-s, ka shfaqur shenja pajtimi me presidentin e Serbisë, Alekandar Vuçiq.

Kurti ka thënë se Kushtetuta e Serbisë e detyron secilin kryeministër apo president serb që të jetë agresiv ndaj Kosovës.

“Unë përmendja më shumë faktin se Serbia duhet të ndryshojë Kushtetutën e saj, pasi në pikën e dytë ta saj thotë se Kosova është pjesë integrale e Serbisë, kështu që kjo kushtetutë e vjetër, e bën secilin kryeministër ose president serb, e detyron pra, që të angazhohet me një politikë agresive kundër Kosovës, pra kjo kushtetutë nuk është me përputhje me realitetin, vjen nga një kohë e vjetër dhe don të na kthej atje por ne dëshirojmë të ecim para, nuk ka retorspektiv. Në institucionet serbe, në partitë politike për ta ndryshuar këtë pjesë të Kushtetutës dhe sa e kanë këtë kushtetutë nuk mund të flasim për paqe të qëndrueshme dhe stablitet afatgjatë, mund të flasim për paqe dhe stabilitet por jo afatgjate dhe të qëndrueshme”, ka thënë Kurti.

Të ngjashme