Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka dhënë detaje nga takimi me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg.
Kurti përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook, ka thënë se në takim theksoi se Qeveria që udhëheq ai ëshë e përkushtuar për zhvillim ekonomik, mirëqënie të qyteetarëve, e sundim të ligjit.
“Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë”, ka thënë tutje ai.
Postimi i plotë i Kurtit, pa ndërhyrje:
Në takimin me Sekretarin e Përgjithshëm të NATO-s, Jens Stoltenberg theksova se Qeveria e Republikës së Kosovës është plotësisht e përkushtuar për zhvillim ekonomik, për mirëqenie të qytetarëve tanë, demokraci, të drejta të njeriut dhe të pakicave, siguri për të gjithë dhe për secilin, sundim të ligjit dhe kushtetutshmëri.
Anëtarësimi në NATO është prioritet i yni.
Në 23 vitet e fundit, NATO ka dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për lirinë, rindërtimin dhe sigurinë e vendit tonë, për çfarë shpreha mirënjohjen tonë të thellë.