Lajme
Kurti: Jemi për shtyrje të zgjedhjeve lokale
Demokracia
18:41 | 13 Shtator 2021

Share:

Ka përfunduar takimi i presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, me përfaqësuesit e partive politike për të diskutuar rekomandimin e IKShPK-së rreth mbajtjes së zgjedhjeve lokale.

Në takim kanë marrë pjesë kryeministri i Kosovës dhe kryetari i LVV-së Albin Kurti, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, nga AAK, Muharrem Nitaj, nga alternative, Mimoza Kusari dhe nga Lista Guxo, Donika Gërvalla.

Në një konferencë për medie kryeministri i Kosovës, Albin Kurti tha se është pro shtyerjes së zgjedhjeve lokale.

“Jemi në vëzhgim të situatës me pandemi në mënyrë që ky përmirësim mos të ndalet dhe në mënyrë që të mos kemi valë të re pasi versioni delta është ekskluziv në muajt tetor e dhjetor. Ne jemi për shtyrjen e zgjedhjeve. Sidoqoftë ne nuk e imponojmë qëndrimin tonë dhe do të pajtohemi me cilindo zgjidhje. Kërkojmë të dëgjohet mendimi i ekspertëve shëndetësorë”, tha Kurti.

Duke shtuar se situata me pandeminë mund të përkeqësohet.

Dhe sipas tij nuk duhet krahasuar zgjedhjet lokale me zgjedhjet e përgjithshme./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/demokraciacom/videos/385383673028728

Të ngjashme