Lajme
Kurti: Jemi afër themelimit të Fondit Sovran
Demokracia
12:33 | 07 Maj 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti deklaroi sot se Kosova është afër themelimit të Fondit Sovran.

Kurti theksoi se gjatë qeverisjes dyvjeçare kanë shënuar rezultate si në ekonomi, kanë punuar në luftën kundër korrupsionit e po ashtu tha se janë bërë ndryshime në ndërmarrjet publike, duke i kthyer ato nga ndërmarrje që ishin me humbje ato me profit.

Në konferencën e Fondit Sovran të Kosovës, bashkëorganizim i zyrës së Kryeministrit dhe Fondacionit Friedrich Ebert Stiftung, Kurti përmendi edhe ndërmarrjet kryesore që do t’i barten këtij fondi.

“Qeveria jonë qëndron prapa vizionit duke besuar që një nismë e tillë do të rezultojë me stabilizim ekonomik, krijim të profitit për shtetin mes investimeve të mençura, e me gjenerim për gjeneratat e ardhshme. Të gjitha këto me qëllim të krijimit makroekonomik të bazuar në kornizë politikash të investimeve të qarta  përmes dispozitave ligjore të parashikueshme”, tha Kurti.

Ndërkaq, René Schlee, drejtor ekzekutiv i “Friedrich Ebert Stiftung”  u shpreh se krijimi i Fondit Sovran do të jetë një hap domethënës për Kosovën.

“Ne gjithmonë besojmë shume se ky do të jetë një hap domethënës për shtetin e Kosovës dhe të krijojë një lloj rrjeti ekonomik të zhvillimit të qëndrueshëm. Besojmë se do të jetë bazë e qëndrueshme për zhvillimin e Kosovës dhe për një shoqëri të drejtë. Për këtë arsyeje jemi mbledhur dhe i kemi kushtuar vëmendje, kam kënaqësinë se themelimi i këtij fondi është bashkëpunim i frytshëm”, tha Schlee.

Të ngjashme