Lajme
Kurti ia lë meritat vetës për marrëveshjen që dikur e kundërshtonte
Demokracia
12:38 | 21 Qershor 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka quajtur lajm të mirë arritjen e marrëveshjes për faturimin e energjisë në veri të arritur sot mes Kosovës dhe Serbisë.

Ai ka thënë se ky është rezultat i punës së Qeverisë që ai e udhëheqë.

Kurti ka thënë se së shpejti do të fillojë edhe faturimi i rrymës për komunat në veri.

I pyetur se a është marrëveshje që e kanë kritikuar si Lëvizje Vetëvendosje, Kurti ka thënë se një situatë e tillë është trashëguar nga të tjerët.

“Por është mirë që do fillojë inkasimi i energjisë në veri sepse i është shkaktuar dëm i madh Kosovës”, ka thënë ai.

Kosova dhe Serbia kanë miratuar udhërrëfyesin për zbatimin e marrëveshjes për energjinë elektrike në veri.

Marrëveshja për energjinë ishte arritur qysh më 2013, por nuk ishte zbatuar deri më tash. Bëhet fjalë për energjinë që shpenzojnë serbët në veri e nuk e paguajnë.

Të ngjashme