Lajme
Kurti ia konfirmon Borrellit gatishmërinë për takim me Vuçiqin në Bruksel
Demokracia
00:08 | 20 Shkurt 2022

Share:

Në përfundim të ditës së dytë të qëndrimit në Mynih të Gjermanisë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar Përfaqësuesin e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Çështje të Sigurisë, Josep Borrell.

Sipas njoftimit të lëshuar nga kabineti i Kryeministrit, më takimin e kryeministrit Kurti me Borrell  u diskutua për procesin e Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës është palë konstruktive që angazhohet për një marrëveshje ligjërisht të obligueshme që në qendër ka njohjen reciproke.

Në shërbim të kësaj, ai tha se është i gatshëm t’i përgjigjet ftesave për takime të liderëve nëse ka vullnet të njëjtë nga pala serbe, thuhet në njoftim, transmeton Telegrafi.

Ai po ashtu tha se e mirëpret koordinimin e ngushtë ndërmjet Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës në këtë proces të rëndësishëm.

Në takimin e kryeministrit Kurti me Borrel ishin të pranishëm edhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, dhe emisari i BE-së në dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak.

Ndryshe, po sot paradite Kurti  ka zhvilluar një takim me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian për Dialogun, Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, me të cilin kanë biseduar për dialogun Kosovë-Serbi.

Kryeministri e informoi Lajçakun, me mbarëvajtjen e reformave të nisura në ekonomi edhe në drejtësi, për prioritetet e Qeverisë për sundimin dhe përpjekjet për ta luftuar krimin dhe korrupsionin, e për të garantuar drejtësi për të gjithë qytetarët.

U bisedua për procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, si dhe hapat e ardhshëm në këtë proces.

Kryeministri Kurti tha se Qeveria e Republikës së Kosovës e mbështet dhe është e angazhuar në procesin e bisedimeve në Bruksel, për dialog parimor e të balancuar nga i cili duhet të përfitojnë qytetarët e të dyja vendeve, nëpërmjet një marrëveshjeje të qëndrueshme dhe të zbatueshme, që në qendër ka njohjen reciproke.

Lajçak në një postim në Twitter bën të ditur se kanë biseduar për hapat e ardhshëm në dialogun Kosovë-Serbi, ndërsa njoftoi se takimi i radhës ndërmjet dy negociatorëve, Besnik Bislimi dhe atij të Serbisë, Petar Petkoviq do të mbahet të martën.

“I gëzuar të fillojë ditën duke takuar kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti…Ne patën një diskutim të detajuar dhe konkret për hapat e ardhshëm në dialogun me Serbinë, në takimin e së martës ndërmjet kryenegociatorëve të dy vendeve”, tha Lajçak.

Të ngjashme