Lajme
Kurti i zhgënjen edhe “miqtë” e tij në Norvegji, jo vetëm të Kosovës
Demokracia
12:38 | 29 Mars 2022

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po qëndron për vizitë në Oslo të Norvegjisë, ku është takuar edhe me homologun e tij norvegjez, Jonas Gahr Store.

Kurti ka njoftuar për takimin nëpërmjet Twitter-it, ku ka përmendur më shumë çështje që lidhen me ekonominë, ndërsa homologu i tij norvegjez ka dërguar mesazhe tjera nëpërmjet një njoftimi.

Sipas një njoftimi nga qeveria norvegjeze, Store është shprehur i zhgënjyer që Kosova nuk i ka lejuar zgjedhjet e 3 prillit në përputhje me praktikat që janë zbatuar me herët, duke shtuar se stabiliteti në Ballkanin Perëndimor s’mund të merret si i mirëqenë dhe se rajonit mund t’i kthehen flakët përsëri.

Ne s’mund ta marrim stabilitetin në Ballkanin Perëndimor si të mirëqenë (të garantuar). Çështjet e pazgjidhura që datojnë nga vitet 1990 mund t’i vënë sërish flakën rajonit”, ka thënë Store.

Në këtë takim po ashtu janë përmendur edhe marrëveshjet me Serbinë që duhet të implementohen.

“Kjo mund të zgjidhet vetëm përmes dialogut të udhëhequr nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Marrëveshjet ekzistuese duhet të zbatohen dhe të dyja palët duhet të përmbahen nga veprimet që ulin besimin mes tyre. Prandaj, shfrytëzova rastin gjatë takimit tonë për të shprehur zhgënjimin tim që Kosova nuk po lejon që zgjedhjet serbe të 3 prillit të organizoheshin në të njëjtën mënyrë si zgjedhjet e mëparshme”, tha Store. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme