Lajme
Kurti i zhgënjen edhe aktivistët e zjarrtë të LVV-së, Musa i kërkon llogaridhënie për Astrit Deharin
Demokracia
16:44 | 23 Shtator 2022

Share:

Aktivisti i LVV-së nga Podujeva, Petrit Musa, ka shprehur pakënaqësi të madhe me qeverisjen e Albin Kurtit.

Musa, i cili është edhe njëri prej aktivistëve të parë në Llap, ka kërkuar përmes rrjetit të tij social përgjigje nga Qeveria Kurti, siç ka shkruar ai, për vrasjen e Astrit Deharit.

Aktivisti i LVV-së ka shpërndarë edhe një fotografi të Astrit Deharit, ku shkruan “2 javë pa shkuar në Londër”.

Lidhur me rastin Dehari, LVV sa ishte në opozitë kishte dërguar edhe mostra në Institutin e Lozanës në Zvicër, prej ku edhe kishte ardhur ekspertiza.

Kur LVV erdhi në pushtet, Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, nëpërmjet në konference për medie prezantoi gjetjet e Institutit të Ministrisë së Drejtësisë për vdekjen e Astrit Deharit.

Jo shumë ditë pas kësaj konference, dy zyrtarë të Shërbimit Korrektues të Kosovës u pezulluan nga puna.

Burim Buleshkaj, ish-ushtrues detyre i Drejtorit të Departamentit për Operativë, Siguri dhe Transport të të Burgosurve në SHKK, aktualisht udhëheqës për Administratë në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë, si dhe Destan Zogaj, zyrtar korrektues, ish-ushtrues detyre i Drejtorit në Qendrën e Paraburgimit Prizren.

Ditëve të fundit janë parë pakënaqësi të shumta brenda LVV-së. Aktivistë e anëtarë të partisë dhanë dorëheqje e deputetë dolën kundër qëndrimeve partiake.

Aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Astrit Dehari, u gjet i vdekur në qelinë e burgut në Prizren më 5 nëntor të vitit 2016, ku po mbahej i paraburgosur nën dyshimin se kishte kryer sulm mbi ndërtesën e Kuvendit të Kosovës bashkë me disa aktivistë të tjerë.

Teksa Prokuroria atë kohë kishte konstatuar se ishte vetëvrasje, familja në vazhdimësi ka insistuar se bëhet fjalë për vrasje./Demokracia.com/

Të ngjashme