Lajme
Kurti i vazhdon takimet nëpër restorantet greke, flet me dy ish politikanë pa peshë
Demokracia
21:07 | 19 Korrik 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka takuar dy ish-zyrtarë të lartë grekë, Dora Bakojanis dhe George Papandreu, gjatë vizitës së tij në Greqi.

Kurti njoftoi në Twitter se në takimin me ta, pati diskutime të shkëlqyera për marrëdhëniet bilaterale ndërmjet Kosovës dhe Greqisë.

”Diskutim i shkëlqyer me Dora Bakoyannis dhe Papandreou gjatë një drekë pune mes paneleve në Simpoziumin SYMI në Kretë. Shkëmbyem mendime për intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe mes Kosovës dhe Greqisë, zhvillimet e fundit në rajon, dhe ofertën e Kosovës për anëtarësimin në Këshillin e Evropës”, – shkroi Kurti në Twiter.

Të ngjashme