Lajme
Kurti i tejkalon kompetencat | Nga Kuvendi i hakërrehet Blerim Isufajt: Nuk do të bëhet kryeprokuror
Demokracia
12:40 | 20 Prill 2023

Share:

Nervoz, plot mllef, e duke i tejkaluar kompetencat zyrtare, kryeministri i Kosovës sot është paraqitur para deputetëve të Kuvendit të Kosovës.

Inatin për arrestimin e njeriut të tij në KEK, kryeshefit të KEK-ut, Nagip Krasniqi pas urdhrit të Prokurorisë Speciale, Kurti e ka gjuajtur mbi kryeprokurorin e Speciales, Blerim Isufaj, i cili nga viti i kaluar është propozuar nga KPK për kryeprokuror të Shtetit.

Kurti për herë të parë kaq hapur ka shfaqur urrejtjen e tij për Isufajn.

Edhe pse nuk është kompetencë e tij, Kurti ka thënë se Isufaj kurrë nuk do të bëhet kryeprokuror.

“Nagip Krasniqi është në burg. Dënim me vdekje në Kosovë nuk ka dhe ai me siguri e sheh në TV këtë gëzim opozitar për arrestimin e tij. Nuk është hera e parë që kemi gëzim në Kuvend për njerëzit që janë në burg. Le t’i jepet fjala drejtësisë, le të shohim procedurat normale profesionale, mirëpo emri kundërshtimit të ndryshimit të madh në Kosovë është Blerim Isufaj. Ky është thelbi i çështjes, të tjerat janë pasoja. Nuk është e rastësishme që prokurorët që vrasjen e bëri vetëvrasje, e vetëvrasjen vrasje, përkundër vullnetit dhe qëndrimit të Presidentes, krye parlamentarit, kryeministrit duan me patjetër të bëhen kryeprokuror, por nuk do të munden. Nuk do të munden. Jo sepse jam unë, jo sepse jeni ju. Në këtë shtet ka Republikë edhe popull.”, ka thënë Kurti.

Ai ka theksuar se Blerim Isufaj është emri kryesor që është kundër fitores së 14 shkurtit.

“Është e vërtetë që dje u arrestuar kryeshefi i KEK-ut , Nagip Krasniqi dhe ai është në ndalje 48 orë. Është sistemi I drejtësisë ai që merret me të. Ka fakte dhe atoe urojmë dhe shpresojmë që të merren me profesionalizëm. Në anën tjetër ëhstë fakt se pati një gëzim opozitar për arrestimin e kryeshefit Krasniqi. Mirëpo ky është fakt i opozitës. Ne e dimë se ka pasur kryeshefa në KEK në të kaluarën, ka pasur keqpërdorime mirëpo asnjëherë nuk janë trajtuar në Prokuroria. Natyrisht që udhëheqja e re e KEK ka deponuar me dhjetëra fakte, dëshmi materiale për keqpërdorimet që I ka gjetur aty, mirëpo zelli i Prokurorisë për tu marrë me keqpërdorimet e mëhershme ka qenë zero. Ndërkaq zelli për tu marrë me kryeshefin Krasniqi i cili bë vitin 2022 ia solli 107 milionë euro fitim ishte maksimal. “, tha ai.

Sipas tij në Prokurori ekziston një disponim negativ ndaj Qeverisë Kurti.

“Nuk ekam dyshm që në Prokurorinë e shtetit, edhe atë aq më lart edhe më shumë ekziston një diponim negative politik ndaj qeverisjes sonë, jo vetëm ndaj meje si kryeministër por edhe ndaj qeverisjes sonë, ndaj pushtetit të ri të dalë nga zgjedhjet e 14 shkurtit 2021. Ko lidhet më shumë se me askë tjetër se sa me figurën e prokurorit Blerim Isuafaj. Bëhet fjalë për një prokuror që rastin e vrasjes së ish-shefit të AKP e kategorizoi si vetëvrasje ndërsa rastin e evtëvrasjes së Hamdi Sopa e shndërroi në vrasje. Bëhet fjalë për një Prokuror që asnjë rast nuk e ka të fituar në gjykatë. Pikërisht ky prokuror dëshiron të bëhet kryeprokuror, përkundër vullnetit të presidentes, kryeparlamentarit e të kryeministrit. Është siklet i madh dhe mbështetje e madhe për një njeri i cili përkundër tre krerëve shtetëror dëshiron të bëhet kryeprokuror. Ne i kemi fituar zgjedhjet dhe me qeverinë tonë, deputetët tonë, e bëjmë alokimin e buxhetit. Por vendi më I lakmuar në republikën del të jetë pozita që bënë alokimin e rasteve. “, tha Kurti.

Kurti e ka akuzuar Prokurorinë që nuk e ka ndërmarrë asnjë hap në hetimin e barrikadave në veri të Kosovës. Edhe pse sipas tij AKI i ka dërguar Prokurorisë gjatë muajit dhjetor pa numër fakte.

“Asnjë aktakuzë. Si është e mundur që AKI i dërgon Prokurorisë gjithë ato fakte Prokurorisë tonë dhe ajo nuk vepron kundrejt atyre që me uniforma të zeza, në lidhje me Ëagnerin i vendosën barrikadat. Asnjë aktakuzë. AKI e ka për detyrë të më informojë mua. Unë jam në dijeni të atyre dëshmive materiale , të fakteve, për shkeljet e ligjit në dhjetorin e vititi 2022 dhe asnjë aktakuzë. MIrëpor duan të merren me kryeshefin e KEK-ut, le të merrën, duan të merren me presidenten tonë sepse bëhet fjalë për njerëz që nuk janë pajtaur me rezultatin e 14 shkurtit 2021.”, tha ai.

Të ngjashme