Lajme
Kurti i sulmoi, Molliqaj mbron mediat: Lajmet e rreme po prodhohen nga kjo qeveri
Demokracia
19:36 | 18 Shkurt 2022

Share:

Kreu i Partisë Socialdemokrate (PSD), Dardan Molliqaj e ka quajtur Albin Kurtin, kryeministër të dezinformimit.

Molliqaj në një postim në rrejtin social “Facebook” ka shkruar se Kurti në fjalimin për përvjetorin e pavarësisë keqpërdori datën për të përvjedhur propagandën.

“Në Fjalimin e Pavarësisë (2022) u sulmuan mediat dhe kundërshtarët politik për dezinformim (fakenews). Keqpërdori datën për ta përvjedhur propagandën. Kjo kërkesa për korrektësi duhet dekonstruktuar. Fjalimi nuk ishte thirrje për ndriçimin e të vërtetave, por krijimin e një të vërtete zyrtare. Pra, a nuk është duke u implikuar një e vërtetë e vetme, dhe çdo gjë tjetër është dezinformim?”, ka shkruar Molliqaj, përcjell Demokracia.com.

Molliqaj ka shkruar më tej se qeveria aktuale po prodhon lajme të rreme.

“Të drejtën për fjalën e lirë as nuk e marrim e as nuk e jep një autoritet nga sipër. Liria dhe të drejtat na takojnë dhe nuk na duhet garancë për ushtrimin e tyre. Nevoja për t’u dukur demokrat zbuloi tendencën për ta kontrolluar edhe hapësirën që buron nga qytetaria dhe mediat e lira. Në fakt, lajmet e rreme po prodhohen nga kjo Qeveri. Rritja e çmimit të energjisë është rasti i fundit i tendecës për mashtrim, që nuk i shkoi gjatë. Paramendoni nëse nuk do të kishte media të lira dhe protesta qytetare? E vërteta zyrtare do të lulëzonte, apo jo?”,  shkruan Molliqaj.

Postimi i plotë:

Kryeministër i dezinfromimit.

Në Fjalimin e Pavarësisë (2022) u sulmuan mediat dhe kundërshtarët politik për dezinformim (fakenews). Keqpërdori datën për ta përvjedhur propagandën. Kjo kërkesa për korrektësi duhet dekonstruktuar. Fjalimi nuk ishte thirrje për ndriçimin e të vërtetave, por krijimin e një të vërtete zyrtare. Pra, a nuk është duke u implikuar një e vërtetë e vetme, dhe çdo gjë tjetër është dezinformim?

Gjysmë të vërtetat enden gjithandej, por ato nuk i rregullon dot Qeveria. Në anën tjetër, pa mediat e lira në vend të kërkesave për rritje pagash, do të ishim duke e ngrënë idilikën e “mrekullisë ekonomike” të Qeverisë që na tregon se u rrit eksporti, por nuk na thotë sa u rriten importet.

Të drejtën për fjalën e lirë as nuk e marrim e as nuk e jep një autoritet nga sipër. Liria dhe të drejtat na takojnë dhe nuk na duhet garancë për ushtrimin e tyre. Nevoja për t’u dukur demokrat zbuloi tendencën për ta kontrolluar edhe hapësirën që buron nga qytetaria dhe mediat e lira. Në fakt, lajmet e rreme po prodhohen nga kjo Qeveri. Rritja e çmimit të energjisë është rasti i fundit i tendecës për mashtrim, që nuk i shkoi gjatë. Paramendoni nëse nuk do të kishte media të lira dhe protesta qytetare? E vërteta zyrtare do të lulëzonte, apo jo?/Demokracia.com/

Të ngjashme