Kryeministri Albin Kurti, së bashku me ministrat Rozeta Hajdari, Artane Rizvanolli, Hekuran Murati e Liburn Aliu, i ka pritur në zyrën e tij anëtarët e bordit të Organit Shqyrtues të Prokurimit, të votuar gjatë javës së kaluar në Kuvendin e Kosovës.
Kurti ka pasur këshilla për ta lidhur me detyrat që duhet t’i kryejnë.
“Gjatë takimit, Kryeministri theksoi rëndësinë e fuqizimit të sundimit të ligjit përmes zbatimit të drejtë të dispozitave ligjore në fuqi. Për më tepër, Kryeministri potencoi përgjegjësinë që anëtarët e këtij Bordi kanë dhe nevojën e domosdoshme për të garantuar transparencë, dhe për të dëshmuar profesionalizëm dhe integritet në ushtrimin e detyrës”, thuhet në njoftimin e Zyrës së Kryeministrit.
Së bashku me ministrat e kabinetit qeveritar, ZKM njofton se kryeministri shprehu nevojën e dëshmimit të pavarësisë së plotë të punës së Bordit, nga të gjitha strukturat dhe pushtetet e vendit.
“Vetëm veprimi i atillë mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, njofton ZKM se u ka thënë Kurti gjykatësve të tenderëve.
“Vetëm veprimi i atillë mund të shkojë në dobi të fuqizimit të shtetit ligjor dhe kthimit të besimit të qytetarëve, bizneseve e investitorëve në Organin Shqyrtues të Prokurimit”, njofton ZKM se u ka thënë Kurti gjykatësve të denderëve.