Lajme
Kurti i morri meritat veç për vete, Haliti falënderon edhe Qeveritë e kaluara për Parkun Industrial në Komunën e Vitisë
Demokracia
13:04 | 19 Dhjetor 2023

Share:

Inaugurimi i Parkut Industrial në Komunën e Vitisë, këtë të marte, hodhi dritë mbi një të metë të Qeverisë aktuale të Kosovës e cila në çdo formë tenton të eklipsojë angazhimet dhe punët e kaluara të qeverive paraprake.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, gjatë fjalimit të tij në ceremoninë e hapjes së Parkut Industrial në Viti, tha se projekti u jetësua fal punës së Qeverisë së Kosovës gjegjësisht të Ministrisë së Industrisë, pa përmendur fare angazhimin e ministrave e qeverive paraprake.

“Në veçanti, ky park që sot e inaugurojmë, investim kapital prej 1.7 milionë eurosh nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, me hapësirë prej 15.5 hektarë këtu në Komunën e Vitisë do të mbështesë investimet të qëndrueshme të bizneseve tona nga diaspora dhe investime të huaja”, tha Kurti.

Por, ndryshe nga Kurti kryetari i Vitisë, Sokol Haliti, meritat për inaugurimin e këtij Parku Industrial nuk ia dha ekzluzivisht vetëm Qeverisë aktuale, po falënderojë edhe pushtetet e kaluara.

“Unë përveç Qeverisë së Kosovës dhe kryeministrin do të falënderoja edhe, ish-ministren Hykmete Bajramin, ish-ministrin Bajram Hasani, edhe ish-kryeministrat të cilët kanë kontribuar që të fillohet puna në këtë park industrial dhe të gjitha parqet në Kosovë”, tha ai.

 

Të ngjashme