Lajme
Kurti i kryen përnjëherë: Urime Ramazani, 7 Marsi dhe 8 Marsi
Demokracia
15:53 | 05 Mars 2024

Share:

Prej 11 marsit, pra javës së ardhshme, besimtarët myslimanë nisin muajin e shenjtë të Ramazanit, kështu edhe agjerimin.

Ani se ka edhe një javë për nisjen e këtij muaji, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka vendosur që ta urojë më 5 mars.

Jo veç Ramazanin, Kurti ka uruar dy ditë më herët Ditën e Mësuesit, 7 marsin, dhe tri ditë më herët festën e 8 marsit, ndryshe, Ditën e Gruas.

“Kemi 7 marsit e Ditës së Mësuesit të japësh mësim është një ndër thirrjet më fisnike në jetë sepse ke në dorë, formimin e informimin e individit që nesër e formëson dhe zhvillon vendin, ne u jemi falënderues mësuesve”.

“E kemi qëllim të vazhdojmë synimin tonë për barazi, urime të gjitha grave festën e 8 Marsit…I uroj të gjithë besimtarëve myslimanë që janë duke e pritur nisjen e muajit të shenjtë të Ramazanit.” – ka thënë ai në mbledhjen e Qeverisë.

Të ngjashme