Lajme
Në Tiranë, Kurti e luti Bërnabiqin e Serbisë ta nënshkruajë marrëveshjen ku ka Zajednicë e Vetëmenaxhim për serbët
Demokracia
19:40 | 16 Tetor 2023

Share:

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, në përmbyllje të Samitit të Procesit të Berlinit është pyetur se a është i gatshëm të vazhdojë dialogun me Serbinë pas rastit në Banjskë.

Kurti tha se fillimisht duhet të zbatohet marrëveshja bazike.

Madje, theksoi se i ka kërkuar kryeministres serbe, Brnabiq për nënshkrimin e Marrëveshjes Bazike, por thotë se ajo nuk ishte e interesuar.

“Ne kemi marrëveshje me Serbinë të 27 shkurtit njohja de facto reciproke duhet të zbatohet. Pala serbe ka refuzuar edhe sot kam kërkuar nga Brnabiq ta nënshkruaj marrëveshjen bazike, unë jam që të zbatohen ato. Vuçiq ishte i zënë sot në Kinë. Nëse është aq i interesuar për stabilizim le ta nënshkruaj marrëveshjen”, u shpreh Kurti.

Po ashtu tha se veriu është tokë e Kosovës, duke iu përgjigjur kështu deklaratës së kryeministrit shqiptar Edi Rama.

“Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës. Kemi nevojë më shumë për siguri të Kosovës kemi nevojë për trupa të NATO’së të bashkëpunojnë me policinë e Kosovës. Policia e Kosovës është e para, EULEX i dyti, KFOR i treti. KFOR nuk është institucion i zbatimit të ligjit. Veriu i Kosovës është tokë e Kosovës”, deklaroi Kurti

Të ngjashme