Lajme
Kurti i dështuar në politikën e jashtme, ndërkombëtarët e kanë “leqitur”, s’po e thërrasin në takime të rëndësishme më
Demokracia
18:53 | 06 Tetor 2023

Share:

Kryeministri Albin Kurti nuk po arrin të ketë fare sukses në politikën e jashtme.

Përplasjet e Kurtit me ndërkombëtarët e kanë vënë Kosovën në një pozitë tejet të keqe, ku momentalisht Kosova është nën sanksione nga BE-ja, shkruan Demokracia.com

Ndërkombëtarët duket se e kanë “leqitur” Kurtin dhe nuk kanë më besim tek ai.

Presidentja Vjosa Osmani është momentalisht adresa ku ndërkombëtarët po drejtohen kur po duan të flasin me Kosovën.

Në Samitin e Granadës në Spanjë që u mbajt gjatë kësaj jave, ku u ftuan liderët botëror, Kurti s’ishte i ftuar, veç presidentja Osmani.

Ndërkohë javë më parë, Kurti nuk u ftua as në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.

Kryeminstri i Kosovës duket se momentalisht është person i padëshirueshëm për ndërkombëtarët.

Përveç prishjes së raporteve me ndërkombëtarët, nën qeverisjen e Kurtit Kosova s’ka fituar asnjë njohje./Demokracia.com/

Të ngjashme