Lajme
Kurti i bie pishman, kthen AKK-në në Komitetin anti-Covid
Demokracia
19:20 | 31 Gusht 2021

Share:

Asociacioni i Komunave të Kosovës është kthyer në Komitetin anti-Covid, pasi kryeministri Albin Kurti nuk i përfshiu më mbledhjen e djeshme.

Kjo është bërë e ditur nga AKK përmes një komunikate të publikuar në rrjetin social Facebook, përcjell Demokracia.com.

“Poashtu dje Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-Covid19 që koordinon veprimet ndërinstitucionale për luftimin e pandemisë Covid19. Si shkas nga kjo mospërfshirje të AKK-së në këtë Komitet si përfaqësuese e pushtetit lokal në Kosovë, Bordi i AKK-së ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të Qeverisë”, thuhet në njoftim.

Komunikata e plotë:

ASOCIACIONI I KOMUNAVE TË KOSOVËS KTHEHET NË KOMITETIN ANTI-COVID19

Qeveria e Republikës së Kosovës ka njoftuar se ka kthyer Asociacionin e Komunave të Kosovës (AKK) në Komitetin Anti-Covid19 si përfaqësues i pushtetit lokal në Kosovë.

Përndryshe sot Qeveria e Kosovës ka thirrë në njē takim Kryetarët e Komunave të Kosovës për t’u koordinuar lidhur me angazhimet e përbashkëta në betejën kundër pandemisë Covid19.

Poashtu dje Qeveria e Kosovës nuk e ka përshirë Asociacionin e Komunave të Kosovës në Komitetin Anti-Covid19 që koordinon veprimet ndërinstitucionale për luftimin e pandemisë Covid19.

Si shkas nga kjo mospërfshirje të AKK-së në këtë Komitet si përfaqësuese e pushtetit lokal në Kosovë, Bordi i AKK-së ka vendosur që Kryetarët e Komunave të mos marrin pjesë në takimin e sotëm të Qeverisë.

Sipas njoftimit të Qeverisë sot pasdite, Asociacioni i Komunave të Kosovës nga nesër do të jetë i përfshirë në këtë Komitet për të dhënë kontributin dhe koordinimin me Komunat në betejën kundër pandemisë Covid19.

Pas këtij vendimi AKK zotohet që do të vazhdoj të jap kontributin e vetë si deri më tani që nga marsi i vitit 2020  në aktivitete të përbashkëta ndërinstitucionale në angazhime kundër kësaj pandemie./Demokracia.com/

Të ngjashme