Lajme
Kurti hyn në State Departament në SHBA, entuziazmohet Avni Zogiani në Kosovë
Demokracia
23:29 | 26 Korrik 2022

Share:

Anëtari i Vetëvendosjes, Avni Zogiani, ka publikuar me shpejtësi fotografinë e kryeministrit Albin Kurti dhe presidentes Vjosa Osmani nga takimi në State Departament me Sekretarin e Shtetit, Antony Blinken.

Zogiani i është drejtuar ish-anëtarit të VV-së, Florin Krasniqi, i cili ditëve të fundit ka dhënë deklarata që kanë nxitur debat, e mes tyre ka thënë se Kurti është në listën “no-fly zone” të SHBA-së, që sipas shpjegimit të tij, ai trajtohet në mënyrë speciale si person i dyshimtë.

Krasniqi i kishte lidhur deklaratat e tij edhe me një udhëtim të mëhershëm të Kurtit në SHBA, ku nuk kishte siguruar ndonjë takim të nivelit të lartë me zyrtarë në SHBA.

“Florin, bac, çka i ke thân Ermalit e Leos, a mun e perseritë?”, ka pyetur publikisht Zogiani Krasniqin, duke publikuar edhe fotografinë e takimit që po ndodh tani në Uashington D.C.

Të ngjashme