Lajme
Kurti harron të varfrit, rrethohet nga të pasurit në Vetëvendosje
Demokracia
18:29 | 24 Tetor 2022

Share:

Lëvizja Vetëvendosje dje e ka mbajtur mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm, ku i ka zgjedhur strukturat e reja.

Albin Kurti do të jetë kryetar, ndërkaq Glauk Konjufca nënkryetari i parë.

Mrika Limani Myrtaj do të jetë nënkryetare e dytë, ndërkaq Alim Rama, Sekretar i Lëvizjes Vetëvendosje.

Partia që e qeverisë vendin ka zgjedhur edhe Këshillin Drejtues.

E sekretari i LVV-së, Alim Rama, del të jetë një nga personat me të pasur nga të përzgjedhurit e Kurtit në LVV, shkruan Demorkacia.com.

Rama ka deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsion se ka shtëpi në Prishtinë me vlerë 250 mijë euro si pasuri e përbashkët dhe një tokë mbi 27 ari me vlerë 61 mijë euro.

Rama, po ashtu, ka deklaruar edhe dy banesa të përbashkëta, njëra me vlerë 47 mijë euro dhe tjetra 53 mijë euro dhe një tokë tjetër me 20 ari, me vlerë 30 mijë euro.

Ai ka deklaruar se ka një veturë Volvo XC60, të cilën e ka blerë në vitin 2019 me vlerë 48 mijë euro, por pikërisht sot ka bërë aksident me të.

Po ashtu, Rama deklaruar edhe veturën e bashkëshortes me vlerë 7 mijë euro, të blerë në vitin 2014, shkruan Demokracia.com.

Ai ka deklaruar në AKK se posedon certifikatë aksionesh nga Banka (UNFCU) në vlerë 200 mijë dollarë amerikanë nga kursimet.

Në BKT ka 10 mijë e 578 euro. Po ashtu në BKT ai ka edhe 424mijë e 697 mijë dollarë amerikanë.

Në United Nations Federal Credit Union, Rama ka deklaruar se ka 558 mijë e 773 dollarë.

Rama në ProCredit në llogari të tij ka 271 mijë e 727 mijë dollarë dhe 11 mijë e 367 dollarë të bashkëshortes.

Pasaniku që mbron votën e Vetëvendosjes ka deklaruar se merr pagë vjetore nga KQZ 13 mijë e 821 euro.

Ai ka deklaruar se ka marrë për shpenzime për udhëtime zyrtare edhe 1 mijë e 25 euro nga KQZ-ja.

Rama ka deklaruar se nga viti 2009 e deri në fund të vitit 2019 ka punuar si staf ndërkombëtar në UNDP në Afganistan në pozita të larta udhëheqëse dhe ka pasur të ardhura vjetore mbi 175 mijë dollarë.

Hiç keq financiarisht nuk është as Kryesuesja e Këshillit të Përgjithshëm, Arbërie Nagavci.

Nagavci ka deklaruar në Agjencinë Antikorrupsion një banesë 84 metra katrorë në vlerë 70 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë me kredi nga shitja e shtëpisë në vitin 2016.

Po ashtu, Nagavci posedon veturë në vlerë 18 mijë euro, të cilën thotë se e ka blerë me kredi në vitin 2018.

Ndërsa, para në bankë ka deklaruar 1 mijë e 236 euro si të përbashkëta.

Ministrja ka thënë se ka dy kredi për t’i shlyer në vlerë të përbashkët mbi 26 mijë euro.

Nagavci ka deklaruar pagë vjetore si ministre 14 mijë e 491 euro dhe mëditje 3 mijë e 342 euro.

Kurse, nënkryetari i parë i LVV-së, Glauk Konjufca, në deklarimin e pasurisë në Agjencinë kundër Korrupsionit thuhet se posedon vetëm 5 mijë e 449 euro në një bankë private.

Detyrimet financiare ndaj personave juridikë dhe fizikë të deklaruara nga Konjufca arrijnë shumën e 67 mijë e 125 eurove, me kohëzgjatje deri në 12 vite.

3 mijë e 95 euro e 10 centë është shuma neto e pagës mujore që Konjufca merr nga Kuvendi.

Ndërkaq, bashkëshortja e kryetarit Konjufca merr pagën në vlerën prej 640 eurosh.

Në kuadër të kategorisë së pasurisë së paluajtshme, Glauk Konjufca ka deklaruar një banesë me 100 metra katrorë, e cila është blerë në vlerën prej 67 mijë e 125 mijë eurove përmes kredisë.

Konjufca, sa i përket kategorisë së pasurisë së luajtshme, posedimit të aksioneve në shoqëri komerciale dhe posedimit të letrave me vlerë nuk ka deklaruar asnjë posedim të pasurisë.

Drejtuesi i Sekretariatit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, Hajrulla Ceku, ka të deklaruara 14 mijë euro në bankë dhe 80 mijë euro borxh, shkruan Demokracia.com.

Çeku ne Agjencinë Kundër Korrupsionit ka deklaruar pagën vjetore që kap shifrën e 21 mijë e 349 euro. Ndërsa, para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare të Kosovës i ka rreth 14 mijë euro, si dhe 80 mijë euro borxh.

Çeku ka deklaruar rreth 14 mijë euro para të gatshme të mbajtura në institucionet financiare të Kosovës, ndërsa bashkëshortja e tij ka mbi 3 mijë euro.

Në formularin e deklarimit të pasurisë, ministri Çeku ka deklaruar se përveç pagës që merr si ministër, nuk ka të hyra të tjera.

Në bazë të asaj që është deklaruar në Agjencinë Kundër Korrupsionit, pasuria e tij e paluajtshme është 190 mijë euro, prej tyre 100 mijë euro është vlera e 10 ari tokë, që është në emër të bashkëshortes së tij që nga viti 2009, ndërsa 90 mijë euro është vlera e banesës, po ashtu në emër të bashkëshortes së tij.

Ai ka deklaruar se ka 80 mijë euro borxh të detyruar për pagesë, të përbashkëta me bashkëshorten, 50 mijë euro blerja e banesës, ndërsa 30 mijë euro nga vetura dhe shpenzime të tjera.

Po ashtu, Çeku ka deklaruar pagën vjetore që kap shifrën e 21 mijë e 349 euro. Ndërsa, të hyrat vjetore të ministrit Çeku së bashku me bashkëshorten janë mbi 23 mijë euro.

Gjithashtu, Çeku ka deklaruar se ka në pronësi një kompani softuerësh të quajtur “Development Solutions”. /Demokracia.com/ 

Të ngjashme