Lajme
Kurti harron dëmet që shkaktoi me protestat e tij të dhunshme, tash pretendon që edhe debati për Trustin e dëmton ekonominë
Demokracia
14:10 | 23 Qershor 2022

Share:

Kryeministri Albin Kurti tha sot se edhe diskutimi për Trustin i bën dëm ekonomisë, por ai duket se e ka harruar pasigurinë që ua ka shkaktuar investitorëve të jashtëm përmes protestave të dhunshme të tij, që i kishte si mjet politik për t’u ngjitur në pushtet.

“E di që s’kalon. Halli im është që po diskutohet. Po i bëjmë dëm ekonomisë që po e diskutojmë”, u ankua të enjten Kurti, gjatë debatit për projektligjin për lejimin e tërheqjes së një përqindje të mjeteve të Trustit, shkruan Demokracia.com.

Kryeministri Kurti tani po ankohet se ekonomia po dëmtohet edhe veç pse deputetët po debatojnë për një projektligj.

Më e pakta që mund të thuhet është se kjo ankesë e tij është e çuditshme.

Ai “harroi” për ndikimin negativ që protestat e dhunshme të tij si opozitar kanë mundur të kenë te investitorët e jashtëm.

Protestat e Kurtit dhe të Vetëvendosjes, gjatë 15 viteve në opozitë, të cilat në të shumtën e rasteve kanë qenë të dhunshme është vlerësuar gjithnjë nga njohësit e ekonomisë se kanë shkaktuar pasiguri të mëdha për investitorët e jashtëm, të cilët nuk preferojnë të investojnë në shtete politikisht jo-stabile dhe ku konfliktet politike janë të zakonshme, shkruan Demokracia.com.

Në diskursin e tij si opozitar, Kurti ka qenë i ashpër shpeshherë edhe kundër bizneseve vendore, duke i përmendur me emër e mbiemër, çka ka mundur të ndikojë në dëmtimin e imazhit të tyre dhe dëmtimin e përgjithshëm të biznesit të tyre. /Demokracia.com/

Të ngjashme